Rama: Zbatoni masat kufizuese, shkollat mbyllen kur ta kërkojnë autoritetet shëndetësore

schedule11:15 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:15 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë apel që të gjithë të ndihmojnë në betejën me Covid.

Shefi i qeverisë është përgjigjur dhe shumë qytetarëve të cilët pyesin nëse do të mbyllen apo shkollat duke theksuar se ky është një vendim që i takon autoriteteve përkatëse.

Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani shkollat nuk konsiderohen vatra infeksioni dhe mbyllja e tyre do të bëhet vetëm në momentin që një gjë e tillë do të kërkohet nga autoritetet shëndetësore.

Duhet të jemi sa  më të vetëdijshëm në lidhje me atë që kemi në dorë secili në pozicionin e vet dhe patjetër së bashku si komunitet dhe bashkësi që jetojmë në këtë vend që të shmangim mbingarkimin e spitaleve me një ngarkesë që do e bënte tejet të vështirë dhe të mbrojmë shëndetin e vet dhe të miqve të vet ky është një kontribut i jashtëzakonshëm në luftën e përditshme dhe të përnatshme që bëhet në vijën e zjarrit aty ku trajtohen pacientët me Covid që kanë pasoja të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në çdo aspekt sidomos në atë ekonomik. Duke qenë se sot jemi këtu për arsimin dhe kam ndjekur me vëmendje për ato që unë kam konstatuar duke lexuar në rrjetet sociale një zë të përsëritur për mbylljen e shkollave.

Dua të theksoj se çfarë hapet dhe mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendimi në një kohë kaq të vështirë. Përmes kësaj unë dëshiroj që të përcjell se sipas të dhënave dhe ndjekur të gjithë orientimet e autoriteteve shëndetësore dhe shkencore në të gjithë vendet shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjithë hapësirat e tjera kanë potencialin e tyre të rrezikut. Kjo do të thotë se është e rëndësishme zbatimi i masave në çdo shkollë siç po ndodh që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë dhe e kam konsultuar është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen në lidhje me shkollat është domosdoshmëria që bëhet për mbrojtjen e këtij aspekti. Sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që u takon autoriteteve tona dhe nuk më takon as mua dhe asnjërit.

Unë jam i vetëdijshëm për këtë sfidë por e rëndësishme është që secili të bëjë detyrën e tij, për të kaluar këtë prove të madhe”, ka thënë Rama./abcnews.al