Rama: Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

schedule14:31 - 15 Prill, 2021

schedule 14:31 - 15 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte në kuadër të fushatës së vaksinimit në vendin tonë ka bërë me dije se në fundjavë priten doza të tjera të vaksinës anti Covid.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë 90 e 800 doza nga vaksina AstraZeneca.

Ndër të tjera ai thekson se kur ja kanë dalë me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara

“Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit😍

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira🤗

Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al