Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon rrugën e transformuar të Komanit: Një peizazh spektakolar

schedule08:32 - 15 Shtator, 2026

schedule 08:32 - 15 Shtator, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga zona e Komanit dhe rruga e transformuar, e cila përshkon këtë pjesë të veriut të Shqipërisë.

Në postimin e tij, Rama ka vlerësuar peizazhin natyror të zonës duke e cilësuar si një pamje spektakolare.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Postimi shoqërohet me pamje nga rruga dhe peizazhi përreth, duke vënë në fokus ndërhyrjet e kryera në infrastrukturën rrugore të zonës dhe bukuritë natyrore të veriut të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!