Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama: PS, besnike e qytetarëve/ Martin Leka: Kryeministri ka bërë një reflektim serioz, administrata të ndryshojë! Protesta? E degraduar në dhunë

schedule23:39 - 30 Korrik, 2026

schedule 23:39 - 30 Korrik, 2026

Analisti Martin Leka ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për një reflektim të ri brenda Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një autokritikë dhe një mesazh për strukturat drejtuese të partisë.

Në një intervistë, në “Ora e Fundit” në ABC News Leka u shpreh se Rama ka adresuar kritika të drejtpërdrejta për mënyrën se si duhet të veprojnë drejtuesit e PS-së në mandatin e katërt qeverisës, duke theksuar se ky mandat do të jetë më i vështirë pavarësisht fitores me 83 mandate.

“Mendoj që Rama në këtë reflektim, përveç autokritikës, u ka bërë të vetëve një kritikë të adresuar në mënyrë direkte për hapat që duhet të marrin gjithsecili në mandatin e katërt të PS-së. Edhe pse Rama ka fituar me 83 mandate, tregon që mandati i katërt do të jetë një mandat shumë i vështirë”, u shpreh Leka.



Leka vlerësoi se mesazhi i Ramës lidhet edhe me nevojën për një administratë më të dëgjueshme ndaj qytetarëve dhe për më shumë debat brenda strukturave të partisë.

Duke folur për protestat e opozitës, Leka tha se ato sipas tij kanë degraduar, duke i cilësuar disa prej zhvillimeve si një “luftë të ftohtë” me elementë të dhunës psikologjike dhe retorikës së ashpër.

Ndërsa lidhur me mundësinë e një dorëheqjeje të kryeministrit Rama, analisti u shpreh se një veprim i tillë nuk është i nevojshëm.

“Mendoj që Rama në këtë reflektim përveç autokritikës, u ka bërë të vetëve një kritikë të adresuar në mënyrë direkte për hapat që duhet të marrin gjithsecili në mandatin e 4 të PS. Edhe pse Rama ka fituar me 83 mandate, tregon që mandati i 4 do të jetë një mandat shumë i vështirë. Këtë të vështirë e bën gjithë kompleksi i situatës. Kemi një pushtet të gjatë të PS, dhe përveç konsumimit moral që është ai kohor, vjen edhe ai konsumimi për shkak të defekteve. Një nga këto është edhe korrupsioni. Rama ka paralajmëruar se humbja e aftësisë për të dëgjuar njerëzit është kërcënim, kjo është nënkuptuar nga vetë narrativa e zotit Rama. Pra dhe situata duhet marrë me shumë seriozitet nga gjithë ekipi drejtues i PS. Në forumet e zotit Rama duhet të shohim më tepër debat e diskutime. Unë mendoj që piramida e PS është ajo tek e cila duhet kërkuar gjithë defekti i PS dhe gjithë ato kritika që bën zoti Rama për të vetët. Baza është themeli dhe nuk mund të fajësohet në këto raste. Por duhet thënë që protesta është shndërruar në një ‘luftë të ftohtë” që është dhunë nga disa mediokër, e sharlatanë. Sepse protesta nga fillimet e veta ka degraduar, jo vetëm në dhunën e të ashtë-quajturën e vezëve, por në të gjithë kuptimin e fjalëve, dhunë psikologjike, apo fletërrufe…Lidhur me dorëheqjen mendoj që nuk është e nevojshme pasi qeveria ka mandatin popullor për qeverisjen e vendit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!