“Rama po përkrah Kosovën”, Haradinaj: Nëse aleatët duan konferencë, të jemi gati. Kush nxit luftë, të sanksionohet

schedule16:52 - 29 Qershor, 2023

schedule 16:52 - 29 Qershor, 2023

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ftuar në një lidhje skype në emisionin “Ballkan Update” foli edhe në lidhje me propozimin e Ramës për të pasur një konferencë mes Kosovës dhe Serbinë me liderë të rëndësishëm prezent, e cila ka është mbështetur së fundmi edhe nga KE.

Haradinaj tha se një konferencë të tillë e kemi pasur gjatë kohës kur Hoti ka qenë kryeministër dhe firmosi marrëveshje me Vuçiç në praninë e Donald Trump.

Ai shtoi se nëse aleatët e duan një të tillë, Kosova duhet të jetë gati. Ndërsa në lidhje me Ramën, ai tha se kryeministri i Shqipërisë ka përkrahur prej kohësh dhe vazhdon të përkrahë  Kosovën dhe madje edhe Albin Kurtin.

Deputeti i AAK theksoi se propozimi për Asociacionin nga Rama erdhi fiks në momentin e duhur, por nuk gjeti mbështetjen e Prishtinës, ndërsa theksoi se Rama pati po ashtu një rol konstruktiv në lirimin e tre policivë.

Kemi pasur ngjarja të tilla, kur Hoti ishte te presidenti Trump dhe Vuçiç dhe firmosën një marrëveshje, që ishte histori suksesi.

Rama po e përkrah Kosovën dhe Kurtit, sepse po i jep hapësirë dhe kohë për të dalë nga kjo krizë. Kur u propozua Asociacioni nga Rama ishte në momentin fiks, por nuk gjeti aprovimin e Prishtinës. Edhe rasti i lirimit të policëve, Rama pati një qëndrim konstruktiv dhe bashkë me aleatët, arritën të kthejnë policët në Kosovë.

Meqenëse vetë SHBA kanë dalë garant për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nuk na duhen konferenca të tilla, nëse aleatët e vlerësojnë ashtu, ne duhet të jemi gati.

Koha e luftërave në Ballkan ka marrë fund dhe kushdo që nxit luftë duhet të sanksionohen” tha Haradinaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!