Rama për protestën: Nuk merrem me opozitën kur flas anglisht

schedule15:16 - 4 Prill, 2018

schedule 15:16 - 4 Prill, 2018

Nuk pranon të thotë asgjë për protestën e opozitës përpara Gjykatës së Tiranës. Arsyetimi i kryeministrit Edi Rama ka të bëjë me anglishtfolësit që e rrethojnë.

Edi Rama: “Nuk i përgjigjem opozitës. Ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duhet e do t’i japim atyre që janë subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që do vlejë, unë as kur flas anglisht as kur jam me ata që kuptojnë vetëm anglisht, nuk flas për opozitën e vendit”.

Jo-ja është e prerë për çdo pyetje që ka lidhje me opozitën, të ndaluarit nga protesta e Rrugës së Kombit apo për komisionin Tahiri.

Edi Rama: “Në qoftëse u rferoheni tre përgjigjgeve të tre pyetjeve të mëparshme do të gjeni përgjigje dhe për pyetjen e katërt”.

Komentet e Kryeministrit Edi Rama kanë munguar gjatë ditës edhe në rrjetet sociale. Ai ka vazhduar axhendën e publikimive të aktiviteteve të qeverisë dhe partisë që drejton./abcnews.al