Rama nxjerr pamjet e tuneleve të rrugës Qukës-Qafë Plloç: Ka përfunduar puna në 3 prej tyre

schedule13:11 - 8 Korrik, 2020

schedule 13:11 - 8 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka publikuar disa  foto nga punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloç.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Fecbook, shkruan se kjo rrugë ishte lënë pas dore ndërsa tashmë vazhdon intensivisht puna për ndërtimin e strukturave dhe mbushja e trasesë.

Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës.

Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë”, shkruan ai./abcnews.al