Pavarësisht deklaratave të fundit për tarifimin e disa rrugëve të rjera, kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin Opinion se nuk e kanë në plan tani për tani. Rruga e vetme që nuk i shmanget pagesës nga përdoruesit është ajo e Kukësit.
Nuk ka heqje të pagesës për Rrugën e Kombit vetëm ndryshim të tarifave që duhet të paguajnë banorët e zonës dhe ata që e përdorin më shpesh.
Çdo interpretim tjetër është keqkuptim sqaroi kryeministri Edi Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.
Edi Rama: “Shiko, fjala fare nuk ekziston. Se sa do të paguajnë është diçka që do të duhet të dalë nga llogaritë. Nuk del nga dëshira…Dëshira ime është që të mos paguajnë as ata dhe askush tjetër, por kjo nuk ndodh”.
Ndjesa që ka artikuluar ditët e fundit kryeministri Rama duket se nuk justifikohet përballë kërkesave të vazhdueshme për informim që ka marrë prej vitit 2016
Edi Rama: “Fevzi nuk e kemi bërë gabim kontratën për banorët. Kemi pasur një gabim në strategjinë e komunikimit dhe pikë. Asnjë gabim tjetër”.
Pavarësisht asaj që ka ndodhur, duke përfshirë edhe historinë se si u ndërtua shprehet kryeministri Edi Rama, është i vendosur që rruga të ndërtohet.
Edi Rama: “Kjo është një zgjedhje. Do ta shpëtojmë apo s’do ta shpëtojmë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse ne të marrim përsipër që për këtë vend secili të japë kontributin e vet.”/abcnews.al