Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nis puna për rindërtimin e pallateve të reja, së shpejti transformohet edhe porti i Durrësit

schedule12:58 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 12:58 - 12 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në Durrës ku ka inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e pallateve të prishura për shkak të tërmetit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social ka theksuar se me ndihmë të qeverisë së emirateve të Bashkuara ka nisur ndërtimi i pallateve në zonën e Spitallës në Durrës.



“Ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara. Në të gjithë bashkinë Durrës janë plot 2084 familje që do të hyjnë në apartamente të reja”, është shprehur Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka theksuar se pritet që së shpejti të nisë edhe transformimi i portit të Durrësit në një port turistik.

“Jemi të lumtur pasi është miratuar dhe shprehja e vullnetit për të transformuar portin e Durrësit në një port turistik, ndërkohë që do të ndërtohet dhe porti i ri dhe me këtë partner që kemi do të bëhet e mundur që të kemi një ndër portet më të bukur turistike të Mesdheut, është një investim që shkon mbi 2 miliardë pa llogaritur investimet e portit të ri dhe punësimet e të tjera me radhë”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!