Kryeministri Rama, përmes një videoje të publikuar nga Brukseli në Facebook, deklaroi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re pas mbylljes së tre kapitujve të parë.
Rama u shpreh se, pavarësisht zërave që pretendonin se negociatat nuk do të vijonin, Shqipëria ka bërë përparim dhe tashmë ka nisur numërimi mbrapsht drejt përmbylljes së procesit.
“Si thanë, iku kjo punë, nuk ka më negociata, por në fakt u mbyllën 3 kapitujt e parë. Filloi numërimi mbrapsht dhe, duan s’duan ata, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027”, deklaroi Rama.



