Rama në SHBA: Në Tiranë, qendër për hebrenjtë dhe bashkëjetesën fetare

schedule20:39 - 6 Mars, 2018

schedule 20:39 - 6 Mars, 2018

Një qendër për të treguar se si u shpëtuan hebrenjtë nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndalimi i fesë gjatë viteve të komunizmit, por edhe bashkëjetesa shqiptare, do të ngrihet në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me motivacionin “për angazhim të veçantë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike, promovimin e ruajtjes së vlerave kulturore të trashëgimisë së popullit amerikan”, u nderua me çmimin për “Pluralizmin Kulturor”.
Ky çmim iu dorëzua Kryeministrit Rama, nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, i cili vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare, për ruajtjen e kujtesës së Holokaustit, si dhe ndërtimin e muzeut të Holokaustit, që Packer tha se do të bëhet nga i njëjti arkitekt i muzeut të Izraelit./abcnews.al