Rama në Kuvend: Shqipëria ka bilanc pozitiv, PS e luftoi krimin si asnjë herë më parë

schedule11:07 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:07 - 18 Qershor, 2020

Në seancën e sotme plenare, duke iu përgjigjur komenteve të deputetit Halit Valteri rreth situatës së kriminalitetit në vend, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dje, nuk mund të krahasohet me Shqipërinë e viteve të fundit.

Duke iu referuar komenteve te Valterit, kreu i qeverisë u shpreh: Një deputet të dalë në foltore dhe të bëjë akuza penale dhe të japë detaje që lidhen me një hetim..duke u shprehur se njeh vrasësit, atentatorët e viktimat. Ndërsa ende nuk kemi shkuar në prokuroi ta ndihmoni në zbardhjen e krimit. Jeni thjesht zgjatimi i një falange që ka vite e vite qe e ka marre peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizimit ne Shqipëri dhe duke faktikisht, kriminalizuar dynjanë.

Po ashtu, Rama u shpreh se partia që ai drejton është sulmuar dhe është përbaltur “në mënyrë të shfrenuar” pasi ka qenë forca që, sipas tij, i ka dhënë vendit për afro 7 vite një qeveri që e ka zhvilluar luftën ndaj krimit si asnjë herë më parë.

Rama: “Ka një fjalë që thotë se politika me krimin është mbështetja me e madhe që i bëhet krimit, dmth ta mbështetesh krimin, të ushqesh mitin e kriminelit. Faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe dje, dje-5-6 vjet përpara në aspektin e luftës me krimin. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji krimi, sepse ka qene forca që i ka dhënë këtij vendi, për afro 7 vite sot, qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet seriozisht me krimin merr balte e goditje, si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur kudo ku krimi është luftuar seriozisht. Kjo i ka ndodhur të gjitha forcave kurajoze dhe pozitive të shoqërisë. Tani, nuk është opinion është fakt që Shqipëria ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin. Kjo nuk matet me përralla. Matet me statistika, me fakte me shifra. Ajo që thoni ju për zerimin e vrasjeve është një përrallë pa mbret. Nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrasjet. As SHBA se ka bërë dot këtë.” /abcnews.al/