“Duhet një zgjidhje sigurisht, sepse këto që thashë janë pjesë e zgjidhjes, por nuk janë zgjidhja. Forca e policisë është njëra anë dhe nuk duhet të vihet në diskutim. Le të shikojnë si veprojnë kolegët e tyre në Francë. Nuk ka aty, jo se isha me duar në xhepa. Ti je aty, sepse je me të. Je po aq shënjestër e policit. Ana tjetër, është fjala, jo kjo. Dialogu. Mua më thonë këta të kashmirit, që grabisin pensionet, që ndenjën 4 muaj atje, nuk dëgjoi asnjëri. Nëse ka njeri që i ka dëgjuar ata, jam unë, kanë qenë poshtë dritares sime. Ata bërtisnin burg ose litar. 4 muaj, nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë racionale që lidhet me arsimin, shëndetësinë. Nuk kam dëgjuar dera të trokasë”, theksoi ai.
Lajmi në përditësim…


