Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Më 30 Qershor marrim Shkodrën

schedule17:47 - 26 Prill, 2019

schedule 17:47 - 26 Prill, 2019

Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” në Shkodër, kryeministri Edi Rama deklaroi se më 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet vendore. Madje ai u shpreh se Partia Socialiste do të fitojë edhe bashkinë e këtij qyteti. 

Takimin për “Bashkinë që duam” në Shkodër, e çeli ish-ministri i Jashtëm, deputet i zonës Ditmir Bushati. Demokratët që drejtojnë bashkinë prej pluralizmit politik nuk gjetën shumë vend në fjalimin e ish-ministrit.

Kjo nuk ndodhi me kryeministrin Rama, sipas të cilit, mungesa e investimeve në Shkodër vjen jo për mungesë të interesit të pushtetit qendror, por mos bashkëpunimit të atij vendor.

“E kemi pasur të pamundur që të gjejmë një rrugë të arsyeshme bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës, por edhe për faktin se në bashkinë e Shkodrës, drejtimin e  ka marrë prej shumë e shumë vitesh, mungesa e vizionit, mungesa e ideve, mungesa e një sensi të vërtetë përkatësie ndaj Shkodrës. Më vjen shumë mirë po ashtu, për faktin se ne kemi një ide shumë të qartë se si mund të zhvillohet shumë më shpejt dhe shumë më mirë Shkodra”, tha Rama.

U mundua mos ofendonte kë nuk e voton.

“Për fat të keq, këtu në Shkodër ka akoma sot njerëz, janë njerëz të mirë, por e kanë syrin të mbyllur. Ndërkohë që, vazhdojnë të merren me histori komunizmash e komunistësh dhe hajde se jua kemi falur faktin që pranuan të udhëhiqen nga një komunist për 30 vjet që bënte sikur është antikomunist, po tani si mund tua falim faktin që kanë kaluar nga Jozefina Topalli te Flamur Noka”, tha Kryeministri.

Duke e kthyer sulmin në nominal.

“Kur përballesh me Flamur Nokën ke përpara një hu që s’ka fermer që e përdor për gardhin e vet”, u shpreh Rama.

Në fund rikonfirmoi qëndrimin e shprehur.

“O Lul, po pse këtë punë kam unë? Sa herë vijnë zgjedhjet të të jap ty të gjithë pjeshkat e karamelet! Zgjedhje ka në datën 30 qershor. Ata nuk u regjistruan në zgjedhje. Nuk e di a do shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre! Por ata të bëjnë çfarë të duan, ne, në 30 qershor, këtu, apo ku do ta vendosni ta bëni festën, do të marrim Bashkinë e Shkodrës”, tha Rama.

Në fund nuk harroi t’i këshillonte shkodranëve atë që quan kontaktin e parë dhe të vetëm të drejtpërdrejt të një qeverie me qytetarët, portalin shqipëriaqëduam.al./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!