Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Prezent edhe avokati i Velijat
Pas takimit dje me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, Rama ka thirrur në takim të deleguarit politikë për Tiranën dhe deputetët e qarqeve. Në mbledhje është parë të hyjë edhe avokati i Velijat, Plarent Ndreca.
Sipas PS Plarent Ndreca është ftuar si koordinator i PS në njësinë nr 14.
Takimi është me në fokus zbatimin në terren të dokumentit ‘Besa’ dhe ‘Pranisë Besnike’. Kjo e fundit synon një prani të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë në terren ndërsa ‘Besa’ vendos në qendër dëgjimin e qytetarëve.
Sigurisht pjesë e diskutimeve është dhe përgatitja për zgjedhjet vendore 2027 si dhe organizimi i punës në kryeqytet. Kujtojmë se dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin, me argumentin se kjo e fundit kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij.
Nga dje, drejtuesit politikë të qarqeve janë porositur për të dalë në terren, për të komunikuar me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë dhe të drejtojnë procesin e zbatimit të dy projekteve të reja të PS.

