Pas dy orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama kupolën e PS. Në fokus të bisedimeve ka qenë “Besa”. Mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që “Pasqyrë Albania” të jetë ligji për të gjithë.
“Besa” dhe prania besnike prezentë në territor përmes skeme të personalizuar: drejtues politik, deputet, ministër, zv.ministër të dedikuar si edhe matje performancë 1 herë në jave ose 1 herë në muaj.
Kujtojmë se më 23 dhe 24 gusht kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dyditor me drejtuesit politik të qarqeve.
Zgjedhjet elekotrale të pranverës së ardhshme, që pritet të mbahen mes datave 15 prill-15 maj, kanë qenë tjetër diskutim, ndërsa gjithmonë socialistët i ndezin motorët shumë kohë para nisjes zyrtare të fushatës.
Këto ditë ka patur disa iniciativa që prekin direkt qytetarët, siç është ajo për “Price Whatch Albania” për monitorimin dhe kontrollin e çmimeve, që synon shmangien e abuzimit me çmimet e ushqimeve.
Kjo është një iniciativë që do të konkretizohet në vijim dhe do të prezantohet e plotë në vijim nga qeveria, ashtu sikundër dhe platforma “Pasqyra Albania” që është ideuar e tillë, për të afruar qytetarin me administratën shtetërore.
/abcnews.al/

