Rama mbi 3 orë darkë pune me deputetët dhe shtabin elektoral

schedule22:50 / 28/05/2019

Mbi tre orë e gjysmë ka zgjatur darka e punës së kryeministrit Rama me deputetët e ministrat socialistë me qëllim koordinimin e fushatës elektorale të 30 qershorit. Në darkën që nisi në orën 19.00 në ambientet e vilës 31 në ish bllok ishte i gjithë shtabi elektoral i PS, përfshi grupet e komunikimit.

Nuk pati asnjë komunikim me mediat e pranishme jashtë ambienteve të vilës 31, por siç ka njoftuar kryeministri, socialistët do e çelin fushatën zgjedhore të shtunën e 1 qershorit.

Një tubim elektoral për hapjen e fushatës në kryeqytet do mbahet në orën 17:00 në ambientet e parkut olimpik. Pjesë e strategjisë së socialistëve për fushatën e vendoreve është edhe marrëdhënia me opozitën, e cila ka bojkotuar procesin e zgjedhjeve./ABC News Albania 24/7

schedule22:50 / 28/05/2019