Kryeministri Rama kërkon përshpejtim të procesit të reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Por shprehet kundër propozimit të opozitës jashtëparlamentare për një komision ndërkombëtar për këtë reformë. Në një intervistë dhënë nga SHBA, kreu i qeverisë komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë.
Kryeministri Rama përsërit se reforma zgjedhore është një proces që duhet të përfundojë sa më parë, për të përshpejtuar edhe integrimin europian të vendit.
“Të mësohemi se duke çelur negociata të përmbushin një nga kushtet e përcaktuara
Ne duhet të pershpëtojmë procesin e reformës bazuar në rekomandimet e OSBE ODIHR, janë të qarta dhe sd ecim me to. Ne duhet të përmbushim këtë kusht për Shqipërinë evropiane, që është dhe hapi i parë ëpr hapjen e negociatave. Ne procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë”.
Per shefin e qeverise ky proces ecën në dy pjesë: “Ne procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë është përmbushja e këtij kushti dhe garantimi i një ligji zgjedhor”.
Lidhur me kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë, kryeministri Rama shprehet se vendi ynë ka përpara një rrugë të gjatë në të cilen duhet të përmbushë shumë kushte.
Ne intervistën e tij nga SHBA kryeministri shqiptar sqaroi me shume edhe takimin e parë me homologun Grek Mitsotaqis. Rama tha se ka vullnet pozitiv nga palët për të çuar para një proces të nisur te zgjidhjes së çështjeve të vjetra, por dhe për të hedhur hapa për bashkëpunim bilateral edhe ekonomik. /ABC News Albania 24/7