Kryeministri Edi Rama adresoi dje një sërë ankesash ndaj shërbimeve online që ofrojnë bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.
Në takimin me përfaqësues të këtyre bankave në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve online bankare, kryeministri tha se nga shumë qytetarë ka ankesa për vonesa në pagesat online që bëjnë në banka.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook.
Sipas Berishës pas sulmit të djeshëm të Edi Ramës kundër bankave qendron kërkesa e tij për të marrë nënë kontroll regjistrin e kredive.
Postimi i plotë
Larg duart e zeze te mafjes shteterore nga bankat!
Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!
Miq, prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.
Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.
Lexo edhe: Rama, “dush të ftohtë” drejtuesve të bankave: Jemi ku thërret qameti, sportelet si radhë qumështi
Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames.
/abcnews.al/


