Rama: Ka njerëz në Europë që nuk dinë çfarë kërkojnë

schedule14:53 - 9 Maj, 2018

schedule 14:53 - 9 Maj, 2018

Ka një dashuri të përbashkët midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Edi Rama: “Dashuria për Holandën”.

Por nuk ndan të njëjtin qëndrim me kryetarin e Partisë Demokratike ndaj vendit skeptik për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Madje kryeministrit i vjen për të qeshur me grupin e deputetëve holandezë që vijnë  në Shqipëri për të mbledhur fakte brenda një kohe të shkurtër.

Edi Rama:Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në një gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian ka një ushtri ekspertësh që hanë fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte”.

Një tjetër mesazh ka për zyrtarët skeptikë gjermanë, të cilëve vetëm mediat shqiptare i japin rëndësi sipas kreut të qeverisë.

Edi Rama: “Ky është projekti më pozitiv politik i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare, që bëhet personazh dhe zë i ekraneve dhe lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin e vet si bie radha kurrë të dalë në lajme”.

Në ditën e Evropës kryeministri Rama u kujton 27 kokave të Bashkimit Europian sa të vështirë janë për t’i bindur krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edi Rama: “Po të kishte negociata për t’u bërë pjesë e SHBA, mund të kishte qenë më e lehtë, mbase. Sepse nuk do të duhej të bindnim 27 koka”.

Është Dita e Europës, dita e së vërtetës sipas kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama: “Besoj që premisa themelore tough love është që të paktën kur kemi festat t’i themi gjërat pa dorashka”.