Rama inspekton strehimet në konviktin e Fierit

schedule21:05 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 21:05 - 1 Dhjetor, 2017

Konvikti i Shkollës Profesionale në Fier është përshtatur për të pritur personat që mund të lindë nevoja të evakuohen në rast të përkeqësimit të situatës. Kryeministri Edi Rama inspektoi këto ambiente dhe kërkoi përqendrim maksimal deri në normalizimin e situatës, për të kaluar më pas në rikuperimin e dëmeve.
Bashkia e Fierit e ka kthyer Shkollën Profesionale në një qendër akomodimi për të evakuuarit nga përmbytjet, me kapacitet rreth 200 shtretër.
Rama kërkoi përqëndrim maksimal për tejkalimin e situatës, ndërsa nënvizoi se përllogaritja e dëmeve do të bëhet më pas, duke nisur nga batitë./abcnews.al

https://youtu.be/eTkp88Fu4KQ