Nga Kongresi i PS-së Edi Rama i ka shpallur sfidë të hapur opozitës, ku ëhstë shpehur se nëse në zgjedjet e 30 Qershorit fiton qoftë edhe një bashki më shumë se PS, është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Ne na vjen turp për ju dhe na vjen keq për të gjitha ata që i braktisët duke refuzuar t’i përfaqësoni në Kuvend. Por në fund të fundit është e drejta juaj t’i tradhëtioni dhe gënjeni ata që gënjyet. Dhe turpin do ta mbani ju. Mbajeni vetë. Vetë e zgjodhët, në rrugë do rrini. Por një ftesë unë e kam ende për ju. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore.
Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në Kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në Kuvend me deputetë e rinj. Nëse ju në zgjedhjet e 30 Qeshorit fitoni një bashki të vetme më shumë se, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”, tha Rama./abcnews.al



