Rama: Gati shkurtimi drastik i burokracisë

schedule12:07 - 7 Shkurt, 2018

schedule 12:07 - 7 Shkurt, 2018

Ka përfunduar faza e parë e reformës së shërbimeve në administratë. Kryeministri Edi Rama i kërkon të gjithëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni në platformën digjitale dhe lajmëron nisjen e fazës së dytë të këtij operacioni që ka të bëjë me sjelljen e punonjësve të shtetit ndaj qytetarëve.

Operacioni anti tepsi ka mbyllur fazën e parë. Se çfarë do të thotë kjo e shpjegon i pari Kryeministri Edi Rama për miqtë virtualë.

“Pas 4 muajsh pune intensive, qeveria plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët, në çdo sektor”.

Për ta konkretizuar i drejtohet Pallatit të kongreseve ku të gjithë strukturat e shtetit janë bërë bashkë për të treguar se hallakatjetjet dhe sorollatjet e qytetarëve kanë marrë fund. Dhe për ta ilustruar ministrat raportuan edhe nga zonat ku burokracitë kanë marrë goditjen më të madhe.

1360 vjet pritje i është shkurtuar qytetarit me dixhitalizimin e dokumentave. Megjithatë kanë mbetur ende të tilla që jepen dorazi. Zgjidhjen kreu i qeverisë e sheh tek platforfma shqipëria që duam.al.

Mbi 2500 raste konkrete që e provojnë këtë që e thotë kryeministri,35 punonjës hipotekash që janë nën hetim pasi janë denoncuar nga qytetarët.Platforma e bashkëqeverisjes sapo ka përfunduar fazën e parë një e dytë do të nisë pas kësaj./abcnews.al