Rama: Bllokimi i Velierës, turp i sharlatanëve

schedule13:57 - 13 Qershor, 2018

schedule 13:57 - 13 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të llogaridhënies, pas prezantimit të projekteve të reja për qarkun, u ndal tek ajo që quajti “transformim në Bashkinë Durrës”  duke akuzuar për sharlatanë dhe të turpshëm këdo që është bërë palë në bllokimin e projektit “Veliera”, punimet e së cilës janë ndërprerë me urdhër gjykate.

Llogaridhënien në qytetin e Durrësit kryeministri e nisi me prezantimin e projekteve të reja për qarkun, si rrjeti hekurudhor Durrës – Lin – Pogradec, studimi i fizibilitetit i të cilit ka përfunduar, por edhe ajo Tiranë – Durrës dhe Durrës – Rrogozhinë. Pasi mori fjalën për të thënë se sa qeveria ka bërë, Edi Rama artikuloi sulmin direkt drejtuar Gjykatës Administrative të Durrësit për vendimin e ndalimit të punimeve në projektin “Veliera”. I bindur se kjo e fundit do të përfundojë pavarësisht vendimit të gjykatës, Rama e quan bllokimin turp tipik edhe të vendeve të tjera të atyre që të renë dhe të bukurën nuk e kuptojnë, sipas tij.

“Maskarada e organizuar përmes sharlatanëve që quhen mbrojtës të ambientit për të bllokuar një projekt që do e mohojë që e kanë kundërshtuar, kur Veliera të përfundojë. Është një ndërhyrje që transformon imazhin e një qyteti të tërë dhe maskarada të përfundojë dhe puna të vazhdojë. Më vjen keq që ka ndodhur dhe turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe e janë bërë palë në të ashtuquajturin sistem të drejtësisë duke u përfshirë në një histori të turpshme”.

Kryeministri turin e vijoi me një drekë pune me sipërmarrës të agroturizmit, ku përsëriti shaplljen e thirrjes së dytë për aplikim për fonde në këtë sektor në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ku përfshihet edhe paketa me lehtësira fiskale si taksa 5% e tatim fitimit dhe ulja në 6% e tatimit mbi vlerën e shtuar për këdo që fiton./abcnews.all

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!