Cremonia e 98 e çmimeve Oscars u përmbyll në mbrëmjen e 15 marsit në Teatrit Dolby të Los Angeles.
Mes momenteve humoristike dhe komenteve politike, pati dhe ndarje të çmimeve prestigjoze.
Filmi One Battle After Another u shpall filmi më I mirë i vitit. Përtej kategorisë kryesore, ky produksion fitoi edhe 6 nga 13 nominimet e shpallura. Ndër to, regjisori më I mirë për Paul Thomas Anderson.
Michael B. Jordan fitoi çmimin aktori më I mirë për performancën në Sinners, një thriller me vampire në të cilin luan rolet e dy vëllezërve binjakë.
Jessie Buckley fitoi kupën e aktores më të mirë. E para aktore irlandeze që e merr këtë nderim falë performancës në filmin “Hamnet” mbi jetën e familjes së Shakespeare.
Actors dhe aktorja më e mirë suportuese u fituan nga Sean Penn për One Battle After Another dhe Amy Madigan për Weapons.
Për herë të parë u fitua një çmim për përzgjedhjen më të mirë te aktoreve, pra kastin e filmit, nga Casandra Kulukundis për One Battle After Another.
Teksa prezantonte një çmim, aktori spanjoll Javier Bardem thirri “Liri Palestinës” një thirrje e përsëritur lirisht në shtetin e tij të lindjes, por e papërmendur nga kolegët aktorë këto dy vitet e fundit, në një ngjarje kaq të madhe që ndiqet nga miliarda shikues në të gjithë botën.
Ndonëse shfaqje të tilla tentojnë të qendrojnë larg politikës, lufta në Iran gjithashtu u përmend. Regjisori Paul Thomas Anderson, teksa merrte një nga çmimet e One Battle After Another, I kërkoi falje botës për “problemet shtëpiake”, duke iu referuar përzgjedhjes së Donald Trump si President dhe vendimet e tij në 14 muajt e udhëheqjes.


