Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të diel mbi shumë mesazhe që ai thotë sa ka marrë këto ditë, pas së premtes kur ai shpalli “Besën”, reflektimin mbi protestën gati dy mujore në bulevard. Prej atyre qëiI kanë shkuar, ai thotë se janë dhe personazhe të protestës që mbajnë fjalime poshtë zyrës së tij, dhe qartësoi se për kë e pati reflektimin.
“Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!”
Në vijim, kryeministri thotë se reflektimet janë për atë pjesë të protestuesve që kanë shprehur shqetësime e problematika të tyre, jo asaj pjese që këkron largimin e tij.
“Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë”
Kontrata ime me shqiptarët, shton Rama, nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata, po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike, e mbyll reagimin kryeministri./abcnews.al



