Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët për foli për procesin e rindërtimit, familjet të cilave iu shkatërruan banesat si pasojë e tërmetit.
Rama tha se deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas tij mund të mos mbetet asnjë shenjë nga shkatërrimet e tërmetit.
“Deri në fund të viti të ardhshëm besoj se nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga tërmeti. Besoj se dëmet jo vetëm që do të jenë zhdukur, por do të jenë dëshmia e një ndryshimi rrënjësor”, u shpreh Rama.
Ndërsa theksoi se në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh dhe se banorëve i jepet mundësia për një shtëpi e lagje të re.
“Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth. Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.
Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet. Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re”, tha Rama.
/abcnews.al/


