Rama: Administrata është e mbushur me parazitë dhe grabitqarë

schedule18:09 - 11 Nëntor, 2017

schedule 18:09 - 11 Nëntor, 2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është ndalur në qytetin e Burrelit, ku zhvilloi një takim për platformen bashkëqeverisëse. Rama paraqiti si shqetësim  kryesor administraten, ku tha se ka shumë parazitë, grabitqare dhe njerëz që i shohin qytetarët nga xhepat, por ai premtoi se këtë fenomen do ta luftojë me çdo kusht.

Rama takimin e radhës për platformen bashkëqeverisëse e ka mbajtur në  Burrel. Ku si shqetësim kryesor ai rendit administratën, të cilen e ka cilësuar të mbushur me parazitë dhe grabitqarë.

Qeveria dhe ministrat do të marrin në shqyrtim çdo ankesë dhe kërkesë të qytetarit të thjeshtë me anë të platformes on line dhe jo vetëm kur ata bëhen nga njerëz me pushtet si deputetët.

Ndërkohë që edhe në rastet e dhunës në shkollë, duke aplikuar përmes platformës bashkëqeverisëse me qytetarët, shqetësimi do të shqyrtohet menjëherë, për t’i dhënë zgjidhje sa më parë.

Qëllimi kryesor sipas Ramës do të mbetet rritja e ndjeshmërisë së qytetarëve, duke i bërë pjesë e koalicionit të madh qeverisës./abcnews.al