UKRAINË- Sulmi i pamëshirshëm i forcave ruse mëngjesin e djeshëm në bazën e stërvitjes ushtarake në Yavori, mori jetën e më shumë se 35 personave.
Ky sulm në këtë zonë është afër Polonisë dhe potencialisht një paralajmërim për NATO-n, e cila shpesh e përdor bazën si një vend trajnimi.
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydaci tha se sulmi me raketa në bazën ushtarake ukrainase pranë kufirit polak dje ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n.
Bazën e stërvitjes është rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.
Przydacz i tha programit Today të BBC se lëvizja e Rusisë ishte “shumë provokuese”.
“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak,” thotë ai.
“Pra, natyrisht, rusët e dinin se çfarë po godisnin dhe donin të kërcënonin NATO-n… Ata donin të dërgonin një mesazh duke kërcënuar NATO-n.”
Przydacz thotë se ka frikë se “vendi im dhe disa vende të tjera janë disi në rrezik pasi zoti Putin po përpiqet të shkatërrojë botën në të cilën po jetojmë”.
/abcnews.al


