Keni plane për sot? Njihuni me parashikimin e motit

schedule07:20 - 20 Maj, 2022

schedule 07:20 - 20 Maj, 2022

Shqipëria mbete në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Ndërsa vetëm me kthjellime do të paraqiten zonat bregdetare. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare ne tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin erë të fortë si edhe rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira të

shumta por me reshje më të pakta paraqiten ishujt Britanikë Ndërsa nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesa më e madhe e Europës ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

 

Republika e Kosovës

Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por gjatë pasdites parashikohet kalime vranësirash të shpeshta në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar momente me pika shiu. Ndërsa pjesa tjetër e Kosovës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave ku në zonat perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë më të dukshme.

/abcnews.al./