Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionet rriten në korrik/ Qeveria: Indeksohen me 2,7 për qind, përfitojnë rreth 900 mijë persona

schedule17:13 - 26 Qershor, 2026

schedule 17:13 - 26 Qershor, 2026

Që prej 1 korrikut pensionistët do të marin  pensionet me rritje.Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se  në mbledhjen e qeverisë është miratuar vendimi që parshikon indeksimin për të gjitha pensionet  në nivelin 2.7%.Janë rreth 900 mijë përfitues  që do të marin shtesë të pensioneve duke nisur nga muaji i ardhshëm.Qeveria vendosi të përshpejtoj miratimin e indeksimit si pasojë e efekteve të luftës në lindjen e mesme e cila shkaktoi rritje të çmimeve .

Shtesa do të   varet nga niveli i pensionit që përfitohet.Një individ që merr një  pension prej 10 mijë lekësh në muaj  do të përfitoj një shtesë prej 270 lekësh ndërsa një individ që përfiton një pension prej 50 mijë lekësh shtesa arrin në 1 mijë e 350 lekësh.

Ministrja Ibrahimaj tha se një tjetër vendim është marë  në lidhje me miratimin e kredive me interesa të ulëta për 300 persona nga  disa kategori si mësuesi, policë, mjekët apo ushtarakë.Për të përfituar nga politika e strehimit social, ata që punojnë në shtet duhet të kenë një kontratë afatgjatë  dhe të mos kenë banesë në emër të tyre apo familjarëve .



 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!