Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria miraton 300 kredi të buta për punonjësit e administratës, ja kush përfiton

schedule17:00 - 26 Qershor, 2026

schedule 17:00 - 26 Qershor, 2026

Këshilli i Ministrave ka miratuar një masë të re për mbështetjen e strehimit të disa kategorive të administratës publike.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se do të vihen në dispozicion 300 kredi të buta me normë interesi 0%, të subvencionuara nga buxheti i shtetit.

“Bëhet fjalë për një skemë që mbështet disa kategori kyçe të administratës publike”, deklaroi ministrja.



Sipas ndarjes së miratuar, 70 kuota do t’u jepen punonjësve të Policisë së Shtetit, 20 kuota Policisë së Burgjeve, 70 kuota arsimtarëve, 70 kuota mjekëve dhe infermierëve, si dhe 70 kuota Forcave të Armatosura.

Sipas qeverisë, kjo skemë synon të lehtësojë sigurimin e strehimit për punonjësit e sektorëve prioritarë të administratës publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!