“Qëndroni në shtëpi!”: Deputeti “i pabindur” i PS fotografohet në rrugë

schedule13:39 - 13 Mars, 2020

schedule 13:39 - 13 Mars, 2020

Për tre ditë Shqipëria do të jetë në “shtetrrethim” me shpresën që impakti i Covid-19 në vendin tonë të mos jetë aq i madh sa në Itali apo vende të tjera.

Qarkullimi i makinave është ndaluar në shumë qytete, veç rasteve të autorizuara si autoambulancat, automjetet që furnizojnë marketet me mallra apo edhe makinat e akredituara të gazetarëve.

Ndër të tjera qytetarëve u është kërkuar gjithashtu që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të shmangin vendet e populluara. Gjithsesi gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar drejtuesit e makinave që i kanë thyer rregullat dhe për këtë janë vënë gjoba në qytete të ndryshme të vendit.

Mes të “pabindurve” që ka dalë në rrugë ndërkohë që këshillohet qendrimi në shtëpi është edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi i cili është fotografuar në një rrugë të kryeqytetit.

Si duket deputeti nuk e ka parë të arsyeshme të qëndrojë në shtëpi, por të paktën ka dalë në këmbë dhe jo me automjet. /abcnews.al/