QAnon- Kulti i çuditshëm pro Trump dhe përhapja përtej kufijve të SHBA-së

schedule10:27 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:27 - 25 Shtator, 2020

Nga By Patrick Beuth, Marie Groß, Roman Höfner, Max Hoppenstedt, Judith Horchert, Katrin Kuntz, Alexandra Rojkov, Alexander Sarovic, Christoph Scheuermann dhe Daniel C. Schmidt, DER SPIEGEL 

Kulti i çuditshëm, pro-Trump i njohur si QAnon shton në radhët e tij ndjekës të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej muajsh tashmë. Përkrahësit  e tij besojnë se koronavirusi është një armë e elitës në përpjekje për të skllavëruar botën.

Kur koronavirusi filloi të përhapej nga Kina në vende të tjera, bota kishte të drejtë të shqetësohej. Një epidemi po kthehej në një pandemi. Tani bota duhet të shqetësohet se një shpërthim tjetër, i quajtur QAnon, që është përhapur nga SHBA-ja në Gjermani dhe më gjerë.

QAnon është ndoshta teoria më e ndyrë e konspiracionit që nga koha e europianëve mesjetarë – veçanërisht gjatë kohës së murtajës. Ata kanë sajuar histori për hebrenjtë sipas të cilave ata pinin gjakun e fëmijëve të krishterë. Këto janë disa gënjeshtra të vjetra, të cilat kurrë nuk u zhdukën plotësisht dhe vazhduan të tregohen për shekuj me radhë. Është shumë herët të thuhet se çfarë të këqijash do të shkaktojë QAnon. Por potenciali është i madh, transmeton abcnews.al

QAnon, u krijua zyrtarisht  në 2017, është si një virus antik që shndërrohet në baktere rezistente. Organizatori anonim i kësaj loje, i quajtur Q, depoziton një “QDrop” informacione të fshehta në internet.

Martin Schmidt është pjesë e një numri në rritje të simpatizantëve të QAnon, një nga dhjetëra mijëra të tillë në Gjermani. Përkrahësit e kësaj teorie konspirative të krahut të djathtë janë të bindur se një grup pedofilësh satanistë po rrëmbejnë djem dhe vajza dhe po përdorin gjakun e tyre për të prodhuar një ilaç. Ata besojnë se koronavirusi është zhvilluar në një laborator kinez – ndoshta me ndihmën e Barack Obama, në mënyrë që të dëmtojë Donald Trump dhe të pengojë fitoren e tij, një pretendim po aq sa absurd, aq edhe i rremë, transmeton abcnews.al

Ata besojnë se Donald Trump është një hero që lufton kundër një  “shteti brenda shtetit” dhe se ai dëshiron të mbrojë botën nga grupi satanik.

“Ai po përpiqet të shpëtojë njerëzimin,” thotë Schmidt. “Ai do të marrë pushtetin nga duart e elitave.”

 

Dikush mund ta shohë  QAnon si diçka paranojake dhe të çmendur, të tilla si pretendimet e rreme si mbërritja në hënë apo se sulmet e 11 shtatorit ishin planifikuar nga qeveria amerikane. Por ajo që e bën kultin unik dhe, veçanërisht, të rrezikshëm, janë idetë e tij, transmeton abcnews.al

“Nuk është ekzagjerim të shohësh QAnon si një kërcënim për sigurinë kombëtare”, thotë studiuesja e ekstremizmit Julia Ebner nga Instituti për Dialog Strategjik me qendër në Londër. Ebner ka studiuar radikalizmin për vite me radhë dhe është e shqetësuar se Kulti Q në Gjermani po bëhet më i pavarur dhe po përpiqet të rekrutojë pasues të rinj.

Në të vërtetë, QAnon ka nisur rrugën për t’u bërë kulti më i rrezikshëm në botë . Kulti “Q” ushqehet nga një ose disa përdorues anonimë të cilët rregullisht postojnë në internet dhe pretendojnë se kanë qasje në dokumentet sekrete të qeverisë amerikane, transmeton abcnews.al

Po aq shqetësuese është edhe mënyra se si QAnon po ndërthur  teoritë e konspiracionit anti-semitik të lashtësisë që, shekuj më parë, pretendonin se hebrenjtë pinin gjakun e të krishterëve dhe kërkonin të kontrollonin botën.

Në të njëjtën kohë, potenciali i kultit po bëhet gjithashtu më i qartë. Në Mars të vitit 2019, një besimtar i QAnon qëlloi një bos të supozuar të mafies në New York sepse ai besonte se burri ishte anëtar i “shtetit brenda shtetit”. Në prill, oficerët e policisë amerikane dërguan një grua në paraburgim e cila kishte kërcënuar Hillary Clinton në Facebook, nën pretendimin se ajo kishte abuzuar me një fëmijë. Në 2018, një burrë në Florida dërgoi bombë me postë te demokratët  të cilët ai besonte se ishin anëtarë të “shtetit brenda shtetit”, transmeton abcnews.al

Përkrahësit e QAnon gjithashtu kishin gisht në sulmin ndaj Reichstag, selia e parlamentit gjerman, në Berlin në fund të gushtit nga një grup që protestonte ndaj masave të autoriteteve për të kontrolluar COVID-19.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane kanë luajtur një rol vendimtar në përhapjen e ideologjisë. QAnon nuk do të ishte në gjendje të përhapej aq shpejt dhe larg nëpër botë pa YouTube, Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera sociale.

 

Gjatë pandemisë dhe në bllokimet e para në shkurt, ideologjia u përhap edhe më shpejt, veçanërisht në Gjermani. QAnon ka qenë si një virus i dytë që përhapet nëpër botë, por ky është padyshim i krijuar nga njeriu, transmeton abcnews.al

Ideologjia e  QAnon, i krijuar në shekullin 21, është një mix i video- lojërave dhe kërkimit të thesareve në internet, dhe u shfaq si një platformë mjaft e rrezikshme që ngjall interes  kryesisht të të rinjtë : 4chan, një forum i thjeshtë në internet  u themelua në 2003 nga një programues 15-vjeçar nga New York.

4chan është në thelb një tabelë gjigante digjitale. Çdokush mund të shkruajë dhe postojë gjithçka që dëshiron, gjithmonë në mënyrë anonime. Vetëm shumë pak gjëra nuk lejohen dhe më pas fshihen.

QAnon bashkon dy teori të mëdha konspirative së bashku: një besim se Illuminati, ose dikush tjetër, sundon botën dhe se ekziston një “shtet brenda shtetit” që po kontrollon fshehurazi jetën tonë, transmeton abcnews.al

Tracy Diaz është një fanse e njohur e Donald Trump,  që drejton një podcast në YouTube dhe që e përshkruan veten si një gazetare e pavarur. Pa Diaz dhe kanalin e saj në YouTube, QAnon nuk do të ishte në gjendje të përhapej aq shpejt. Madje kulti mund të mos kishte ekzistuar  pa të.

Diaz ka publikuar video në YouTube prej katër vjetësh. Ajo fillimisht i përdori ato për të folur në lidhje me WikiLeaks dhe mashtrimin e supozuar të zgjedhjeve. Ajo ishte një nga të parat që tregoi interes për kultin e Q-së.

Ron Watkins ka thënë për DER SPIEGEL se ka tre arsye pse platforma 8chan e krijuar prej tij dhe platformat e tjera janë perfektë për QAnon:

Së pari, çdokush mund të publikojë çdo gjë në mënyrë anonime.

Së dyti, të dhënat zhduken pas një kohe.

Së treti, askush nuk është censuruar kurrë.

Një tjetër përkrahës i kultit, i cili e quan veten Dustin Nemos, por mbiemri i tij i vërtetë është Krieger tha: “Jam i bindur që Presidenti Trump do të fitojë 50 shtete në nëntor.”

Nemos ka qenë përkrahës i  Q-së që nga fillimi dhe është përqendruar në krijimin e videove në YouTube që nga viti 2018. Ai ka mbi 100.000 ndjekës në platformën tij  dhe tani është në gjendje të sigurojë jetesën e tij nga Q, transmeton abcnews.al

Përkrahësit e QAnon kalojnë orë të tëra çdo ditë duke ndjekur referenca, duke mbledhur të dhëna dhe duke kërkuar prova të një komploti të supozuar. Njerëz si Dustin Nemos sigurojnë jetesën me të.

Përkrahësit e parë të QAnon filluan të shfaqeshin në tubime në SHBA në 2018, duke përfshirë edhe ngjarjet Republikane. Fillimisht, ishin vetëm disa burra dhe gra që mbanin shenjat Q. Tani, ajo është kthyer në një forcë të vërtetë politike, një forcë që  Donald Trump nuk mund ta injorojë – dhe një forcë që vë gjithçka në dyshim, duke përfshirë edhe shkakun e pandemisë. Në sondazhet e realizuara,  34 përqind e republikanëve mendojnë se pandemia ishte planifikuar qëllimisht, transmeton abcnews.al

Presidenti e ka njohur potencialin e kultit dhe me sa duket për këtë arsye, ai ende nuk është distancuar nga kulti. Një nga përkrahëset e e QAnon Marjorie Taylor Greene nga Gjeorgjia, një kandidate premtuese e Dhomës së Përfaqësuesve për Republikanët, madje mori urim nga Trump kur ajo fitoi ndaj një konkurrenti në zgjedhjet e saj të para.

Rreth tre vite pas postimit të parë të Q-së, QAnon po kristalizohet në një forcë politike, dhe grupe të ndara dhe nën-grupe. Grupimet kanë një gjë të përbashkët: Ata e shohin demokracinë perëndimore si të korruptuar.

Kompanitë e teknologjisë kanë filluar të kuptojnë se çfarë ndihmoi në krijimin e kultit. Në korrik, TikTok ndaloi disa hashtagë të QAnon ndërsa Facebook kohët e fundit fshiu gati 800 grupe QAnon, përfshirë një me pothuajse 200.000 përdorues dhe kufizoi mijëra llogari në Instagram. Twitter më parë pezulloi mbi 7.000 llogari të tilla.

Por ekspertët argumentojnë se është shumë vonë tashmë. Sipas ekspertes së ekstremizmit Julia Ebner, përpjekja për të ndaluar QAnon nga platformat është joefikase, sepse lëvizja është shumë e përhapur, transmeton abcnews.al

“Facebook reagoi shumë vonë,” deklaroi ajo. ” FBI deklaroi se teoria e konspiracionit ishin një kërcënim i  mundshëm terrorist që nga viti 2019.

Dhe ka gra si Lauren e cila  thotë se ajo nuk e di saktësisht se kur Q hyri në jetën e saj. Vetëm se i dashuri i saj Tom një ditë shqiptoi fjalinë: “Ku shkon një, shkojnë të gjithë”. Ky është slogani i kultit.

Por Lauren është e dëshpëruar. Ajo është e bindur se e ka humbur Tomin për atë që ajo e quan një kult. Ata kanë qenë së bashku për pesë vjet, dhe tani janë afër ndarjes. “QAnon ka transformuar njeriun me të cilin do të martohesha, në një njeri tjetër”, tha ajo.

Tom filloi të fliste vetëm për Q, për të dhëna sekrete dhe një revolucion që do të vinte së shpejti. “Ai ishte i fiksuar”, thotë Lauren. “Ishte e frikshme”.

QAnon ka filluar të përhapet edhe në Gjermani. Grupi QAnon ka rekrutuar shumë anëtarë të rinj dhe kanali më i madh i lëvizjes Telegram që flet gjermanisht tani ka mbi 120.000 ndjekës, një numër tronditës. Që kur qeveria gjermane vendosi masat e para kundër pandemisë në pranverë, mendimet e konspiracionit janë bashkuar me kultin, duke përfshirë ekstremistë të djathtë, dhe anëtarë të Reichsbürger, si dhe njerëz që besojnë se 5G përhap virusin.

 

Ndërsa  74% e gjermanëve  kanë mendim negativ për Trump, ndjekësit gjermanë të Q e adhurojnë atë. QAnon gjithashtu duket se është bashkuar me teoritë e konspiracionit më të vjetër dhe pro-nazist. Një shembull është lëvizja e Reichsbuerger (“Qytetarët Perandorakë”), të cilët besojnë se ata janë nënshtetas Hitlerit dhe se Republika Federale e sotme është në të vërtetë një korporatë e formuar nga Aleatët e  Luftës së Dytë Botërore, transmeton abcnews.al

Kjo shpjegon ikonografinë e çuditshme të ekspozuar në tubimet e mëdha që janë zhvilluar kohët e fundit në Gjermani, me pretendimin për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit. Këto tubime janë plot, banderola, hashtags dhe simbole të tjera të lidhura me Q ose Trump.

Protestuesit shpesh mbajnë flamurin bardh-zi-të kuq të Gjermanisë Perandorake dhe simbole të tjera të ekstremit të djathtë. Aktivistë të tjerë nga skena e “Querdenker” gjithashtu kanë përhapur  pjesë të ideologjisë, duke përfshirë kuzhinierin e shquar vegan Attila Hildmann dhe ish-prezantuesen e  lajmeve Eva Herman, transmeton abcnews.al

Në prill, muzikanti Xavier Naidoo postoi një video në të cilën ai qante nga gëzimi , për lirimin e “fëmijëve nga duart e pedofilëve”, duke folur për një nga temat kryesore të QAnon. Por nuk janë vetëm anëtarët e shquar të krahut të djathtë që kërkojnë ta bëjnë kultin e famshëm, por janë edhe njerëz si Ellen Kalwait-Borck.

DER SPIEGEL e takoi për herë të parë në një protestë të “Querdenker” në Hamburg në gusht. Ajo donte të fliste me gazetarin për të treguar se masat anti-koronavirus ishin të ekzagjeruara dhe tha se ajo mund të quhej një përkrahëse e QAnon.

 

Ajo beson se elita e drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të vendosë një “rend të ri botëror” dhe të shtypë qytetarët. “Në fillim, ata e provuan atë përmes klimës. Tani, ata po e provojnë atë përmes koronavirusit. ” Ajo beson se një grup i vogël po bëhet më i pasur përmes pandemisë, gjithashtu beson se është e mundur që një eliksir që thuhet se të rikthen rininë po krijohet nga gjaku i fëmijëve, siç pretendon QAnon, transmeton abcnews.al

Ajo ka deklaruar se QAnon ka të bëjë me të qenit një “qenie njerëzore sovrane”, duke  argumentuar se organizata më e rrezikshme e terrorizmit është Antifa. Dhe sipas saj pandemia do të marrë fund kur president të rizgjidhet Trump.

Cilado qoftë origjina e tij, QAnon është përhapur shumë  në shoqëritë demokratike, dhe jo nga dobësitë e sistemit shëndetësor dhe ekonomik të shkaktuara nga koronavirusi.

Martin Schmidt, përkrahësi gjerman i QAnon, ka deklaruar se do të ketë dhe duhet të ketë një revolucion së shpejti, por paqësor. Dhe nëse kjo nuk funksionon?

Schmidt përgjigjet pa hezitim. “Pastaj Lufta e Tretë Botërore do të shpërthejë. Dhe kjo do të jetë e fundit.Përktheu Sonila Backa/ abcnews.al