Puthuni sa më shumë nëse doni të mbroni dhëmbët tuaj

schedule10:48 - 2 Tetor, 2022

schedule 10:48 - 2 Tetor, 2022

Një dentist ka inkurajuar njerëzit të kalojnë katër minuta në ditë duke u puthur për të mbajtur larg problemet e dhëmbëve. Dr Khaled Kasem sugjeroi se puthja mund të jetë e dobishme për shëndetin oral, sepse stimulon prodhimin e pështymës, e cila arrin të neutralizojë acidet në gojë.

“Përfitimi i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë. Pështyma është e rëndësishme sepse ndihmon të përtypni, gëlltisni, lufton mikrobet dhe parandalon erën e keqe të gojës – gjë që është ideale kur puthni!”, shpjegoi ai se pse puthja duhet të jetë praktikë e përditshme e kujdesit dentar.

Pështyma gjithashtu neutralizon acidet në dhëmbë, duke ulur rrezikun e prishjes së tyre. Gjatë një puthjeje, shkëmbimi i pështymës stimulon sistemin imunitar për të prodhuar më shumë antitrupa për të mbrojtur trupin nga sëmundjet. /abcnews.al