Punonjësit e Policisë Bashkiake dhurojnë gjak

schedule13:49 - 24 Korrik, 2018

schedule 13:49 - 24 Korrik, 2018

Thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës. Nisma u përshëndet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia është gjithmonë e para në çdo iniciativë fisnike dhe se dita e sotme është një provë e sinqertë e angazhimit në shërbim të qytetarit.

Veliaj, i cili është njëkohësisht edhe kreu i Shoqatës për Autonominë Vendore, kërkoi që shembulli i Bashkisë së Tiranës të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në vend, duke u bërë pjesë e aleancës për dhurimin e gjakut./abcnews.al