Pse COVID-19 po vret me ritme të larta pacientët me diabet në Amerikë?

schedule10:55 - 25 Korrik, 2020

schedule 10:55 - 25 Korrik, 2020

Sipas një studimi të ri 40 për qind e pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA, vuanin nga diabeti. Mes atyre personave nën 65 vjeç që kanë humbur jetën, gjysma kishin sëmundje kronike. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve analizuan më shumë se 10 mijë vdekje në 15 shtete dhe në Nju Jork, nga muaji shkurt deri në maj, shkruan Reuters.

Jonathan Wortham, një nga epidemiologët që drejtoi studimin, i quajti gjetjet “jashtëzakonisht të qarta”, me ndërlikime serioze për ata që vuajnë nga diabeti.

Sipas një studimi tjetër të agjencisë “Reuters” u identifikua një normë e lartë diabeti në mesin e atyre personave që kishin vdekur nga COVID-19 në 12 shtete dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Zyrtarët e dhjetë shteteve, përfshirë Kaliforninë, Arizonën dhe Miçiganin thanë se nuk kishin raportuar se viktimat  kishin diabet apo  sëmundje të tjera të fshehura ndërsa pjesa tjetër nuk u përgjigj, duke dhënë një pamje jo të plotë për politikëbërësit dhe ekspertët klinikë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur ata që janë më në rrezik, raporton abcnews.al

Shkalla e vdekshmërisë nga diabeti është rritur që nga viti 2009 dhe ka tejkaluar shumicën e vendeve të tjera të industrializuara. Komunitetet e afro-amerikanëve dhe latino-amerikanëve vuajnë nga diabeti në nivele më të larta se amerikanët e bardhë.

“Diabeti është tashmë një pandemi e ngadaltë ndërsa COVID-19 është përhapur si një valë e shpejtë”, thotë Elbert Huang, profesor i mjekësisë dhe drejtor i Qendrës së universitit të Çikagos për Kërkime e Politika mbi Sëmundjeve Kronike.

Mbajtja nën kontroll e diabetit,  është bërë më e vështirë pasi pandemia ka krijuar probleme me kujdesin mjekësor, mundësinë për aktivitet fizik dhe rutinën e shëndetshme ushqimore, raporton abcnews.al

Çmimi i lartë i insulinës gjithashtu ka detyruar disa njerëz të vazhdojnë të punojnë, që ta paguajnë ilaçin thelbësor, duke i ekspozuar ata përballë rrezikut ndaj virusit në mënyrë që të kenë mundësi. Ndërsa vendi po përballet me një krizë ekonomike, miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës e tyre dhe sigurimin shëndetësor që ua paguante punëdhënësi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë duhet të kishin bërë më shumë për të theksuar kërcënimin për njerëzit me diabet dhe për të lehtësuar frikën e tyre për vizita në spital, tha ai duke shtuar se ata duhet të përqendroheshin më shumë tek ndihma që pacientët të menaxhojnë gjendjen e tyre në shtëpi, raporton abcnews.al

Politikëbërësit  paralajmëruan se COVID-19 paraqiste një rrezik të lartë për pacientët me diabet. Në vitin 2003, gjatë shpërthimit të koronavirusit të njohur si SARS, më shumë se 20 për qind e personave që humbën jetën vuanin nga diabeti.

Në vitin 2009, gjatë pandemisë së gripit H1N1, pacientët me diabet u përballën trefish me rrezikun e shtrimit në spital. Kohët e fundit në vitin 2012, kur u shfaq  virusi MERS, një studim zbuloi se 60 për qind e pacientëve që u shtruan në repartet e kujdesit intensiv apo humbën jetën, vuanin nga diabeti.

Megjithatë pandemia e COVID-19, ka zbuluar ndërlikime të panjohura më parë pasi po zgjat më shumë dhe ka infektuar shumë më shumë njerëz sesa epidemitë e mëparshme të koronavirusit, thotë Charles S. Dela Cruz, një mjek-shkencëtar i universitetit “Yale” dhe Drejtor i Qendrës së Hulumtimit dhe Trajtimit të Infeksioneve Pulmonare, abcnews.al

Mjekët paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit  mund të çojë në një rritje të ndërlikimeve të lidhura me diabetin dhe numër më të madh shtrimesh në urgjencë, humbje të shikimit, sëmundje të veshkave dhe dializë.

“Frika ime është që ne do të shohim një cunami problemesh pasi kjo të përfundojë”, thotë Andrew Boulton, president i Federatës Ndërkombëtare të Diabetit dhe një profesor në Universitetin e Mançesterit në Angli.

Studiuesit janë përpjekur prej muajsh të tërë për të zbuluar lidhjet mes diabetit dhe koronavirusit, duke zbuluar një serë faktorësh. Virusi sulmon zemrën, mushkëritë dhe veshkat, organet më të dobësuara te pacientët me diabet.

Sipas studime COVID-19 gjithashtu vret më shumë njerëzit e moshuar, obezët ose ata me tension të lartë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë diabet./abcnews.al