Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diabeti, 10 mijë raste të reja çdo vit/ Mjekët: 100 mijë pacientë kurohen, mes tyre dhe fëmijë

schedule15:07 - 13 Nëntor, 2026

schedule 15:07 - 13 Nëntor, 2026

Veproni sa më herët! Në kushtet kur rastet e reja me nivelin e lartë të sheqerit në gjak po shtohen, ndërsa mosha e të prekurve po ulet, kjo është motoja e fushatës ndërgjegjësuese për diabetin këtë vit.

Në Shqipëri, mjekët thonë se afro gjysma e atyre që mund të vuajnë nga diabeti nuk e dinë, ndërsa rreth 100 mijë persona trajtohen për këtë sëmundje, mbi 300 prej tyre janë fëmijë.

“Shifra e personave me diabet në Shqipëri e ka kaluar numrin e 100 mijë personave të trajtuar, por nuk duhet të harrojmë se ka gati edhe 50% të tjerë që janë me diabet, por ende nuk e dinë. Çdo vit shtohen nga 8 deri në 10 mijë raste të reja. Sot ka 300–400 fëmijë me diabet”, tha shef i Shërbimit të Endokrinologjisë, QSUT Florian Toti.



Trashëgimia, plakja e popullsisë, mënyra e të ushqyerit dhe mungesa e lëvizjes janë arsye të shtimit të rasteve. Në këto kushte, mjekët apelojnë për kryerjen e një analize gjaku për të mësuar nëse vuani nga diabeti dhe për ndryshimin e stilit të jetesës, për të shmangur komplikacionet që vijnë prej tij.

“Sot personat me diabet kanë një jetëgjatësi thuajse sa personat pa diabet. Prapëseprapë, kemi një kosto shumë të madhe si pasojë e diabetit, qoftë kosto direkte si pasojë e rritjes së medikamenteve që përdoren. Diabeti ka shumë komplikacione të rëndësishme dhe të kushtueshme, siç është nefropatia diabetike që çon në dializë, retinopatia diabetike që çon në verbim dhe këmba diabetike”, u shpreh ai.

Ushqehu shëndetshëm, me sa më shumë perime dhe zarzavate, me orare të caktuara, dhe të bëjmë 30–40 minuta ecje çdo ditë.

Në prag të Ditës Botërore të Diabetit, aktivitete ndërgjegjësuese u zhvilluan edhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!