Fotografia me kreun e opozitës në Shqipëri, Sali Berisha dhe lekët e shqiptarëve në fushatën e tij nuk ishin një ogur i mbarë për Ken Paxton.
Paxton humbi Texas, si një nga goditjet më të forta politike për republikanët në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa demokratët nuk kishin fituar një garë për Senatin amerikan në këtë shtet që nga viti 1988, gati 4 dekada më parë. Paxton ishte nga ata pak kandidatë të cilët u përzgjodhën personalisht nga presidenti Trump. Kjo bëri që atij të tentonte t’i afrohej politikani shqiptar që ka vizituar Teksasin, kryesisht për halle personale, më shumë se çdo shqiptar tjetër: Fatmir Mediu.
Po cila është lidhja e Paxton me opozitën shqiptare?
Vetëm pak ditë më parë, në një shkrim të datës 30 tetor, prestigjiozja Mother Jones e përshkruan deputetin Fatmir Mediu si një ndërlidhës të opozitës shqiptare me SHBA, veçanërisht në përpjekjet për të lobuar për heqjen e statusit non grata të Sali Berishës, por për më shumë, për t’i bërë presion drejtësisë shqiptare për mosgjykimin e tij në procesin e rihapur të Gërdecit ku ai është i pandehuri kryesor.
Sipas artikullit të Mother Jones, e Mediu bashkë me aleatin e tij të madh në Shqipëri, Sali Berishën, kanë lobuar te shqiptarët e Teksasit për të mbledhur fonde, qindra mijëra dollarësh nga shqiptarët e Teksasit për Paxton në fushatën e tij për Senat.
Gjatë konventës republikane të mbajtur në Teksas Fatmir Mediu ia arriti të vidhte një foto me Paxton në hotelin ku ai rrinte bashkë me Berishën, por vetë zyra e Paxton e quajti një foto të rastësishme me dy klientë të hotelit dhe se Mediu ishte një person i panjohur për kandidatin për senator.
Por Paxton nuk ishte i panjohur edhe për problemet e tij me ligjin.
Sipas mediave amerikane, ai është akuzuar për vjedhje, mashtrim me tituj financiarë apo deri tek procedura për shkarkimin e tij, investime me persona të dyfishtë dhe festa me persona të kërkuar ndërkombëtarisht.
Gjithsesi tani kandidati i preferuar i presidentit Trump, humbi thellë një garë për Senatin, që në Teksas ishte fituar për herë të fundit para 28 vjetësh. Gjithashtu dëm duket se ka shkaktuar edhe investimi qindra mijëra dollarësh i Sali Berishës dhe Fatmir Mediut. Kreu i PD vazhdon të jetë non grata, ndërsa Fatmir Mediut nuk e ndihmojnë dot vizitat e shpeshta në Teksas, për t’iu shmangur drejtësisë./abcnews.al


