Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS mbledh Grupin Parlamentar/ Socialistët, diskutime në mbledhjen e përjavshme

schedule10:24 - 26 Tetor, 2026

schedule 10:24 - 26 Tetor, 2026

(FOTO ILUSTRUESE)

Prej orës 10:00 ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar socialist. Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se në fokus të mbledhjes janë diskutimet e përjavshme.

Ai theksoi se në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku mes tjerash pritet të diskutohet për masat penale për të gjithë ata që kryejnë akte dhune në protesta.



“Në fokus do jetë paketa ligjore për masat që do merren ndaj personave, që marrin pjesë në protesta ta dhunshme”, raporton gazetari.

Këto ndryshime ligjore parashikojnë ashpërsim të masave kundër protestuesve të dhunshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!