Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

PS dhe PD bashkohen për integrimin/ Miratohet me 114 vota projektrezoluta në Kuvend

schedule16:49 - 14 Maj, 2026

schedule 16:49 - 14 Maj, 2026

Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Draft që parashikon rolin e Kuvendit në ecurinë e Shqipërisë në BE-së, u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe mori 114 vota në Parlament.

Kjo projekrezolutë është ndër të paktat dokumentet që miratohet me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Dhe në të parashikohet një angazhim i të gjithë deputetëve në Parlament për punën e integrimit.

Gjithashtu, draft rezoluta parashikon forcimin e kontollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien.
Po ashtu, kërkohet që kuvendi i Shqipërisë do të forcojë “partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!