Protestë për rrugën në Durrës, banorët: As si në Irak nuk po e bëjnë

schedule15:42 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 15:42 - 22 Dhjetor, 2021

Këtej thonë se do e  bëjnë si Dubaj por as si Iraku s’po e bëjnë”.

Këta janë banorë të rrugës “Mbreti Arbër” të lagjes 13 në Durrës. Ata kanë protestuar tek Bashkia pasi pretendojnë se projekti për shtrimin e rrugës është i mangët.

Thonë se ka nisur shtrimi i saj pa u bërë më parë kanalizimet. Sa herë bie shi prej bllokimit të kanaleve rreth 40 familje përmbyten.

“Protestojmë për rrugën, kanë nisur të bëjnë rrugë pa bërë kanalizimet. Aty vetëm ujë ka. Tani që do bëhet rruga pa kanalizime do bëhet e më keq. Asnjë projekt vetëm hedhin zhavorr dhe do i hedhin dhe asfaltin. Këtij zotërisë këtu i shkon uji mbi 1 metër në shtëpi”, thonë qytetarët.

Firma dje erdhi hodhi granilin do hedhë e asfaltin dhe do jetë më keq. Fola dhe me ata të rajonit po thonë se nuk është në projekt kanalizimi”, thotë një tjetër banor. .

Kemi gjithë këto vite që paguajmë taksa. Më mirë mos e bëjnë fare se kështu siç është të paktën kullon. Ndërsa kur ti vihet asfalti s’do ikin ujërat fare”.

Kërkuan të takohen me kryetaren e bashkisë po nuk u pritën. Abc u interesua pranë bashkisë dhe përgjigjia ishte befasuese. Burimet thanë se së shpejti do ketë një tjetër projekt për rehabilitimin e  ujërave të bardha dhe të zeza. /abcnews.al