Protestë në Samitin e Klimës në Dubai, kërkohet armëpushim në Gaza

schedule19:34 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 19:34 - 3 Dhjetor, 2023

Një protestë paqësore që bën thirrje për një armëpushim në Gaza është mbajtur në samitin e OKB-së për klimën në Dubai. 

Kjo ishte protesta e parë në mbështetje të palestinezëve në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, shkruan Sky News.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rregulla të rrepta kundër demonstratave, por në COP28 pjesëmarrësit u lejuan të protestojnë, për sa kohë që ata ndiqnin udhëzimet strikte.

OKB-ja ka rregulla kundër pjesëmarrësve në takimet e nivelit të lartë të COP që përdorin emrat e vendeve ose flamujt gjatë protestave, dhe fjala “Palestinë” mungonte në mënyrë të dukshme në të gjitha tabelat, pankartat dhe posterët. 

Por njerëzit veshën bluza me shalqinj dhe valëvitnin flamuj me një foto të frutave që është bërë simbol i rezistencës palestineze.

Keffiyeh, shalli bardh e zi, ndoshta simboli më i njohur palestinez, u mbajt gjithashtu nga shumica e demonstruesve.