Siguri për gratë, mbrojtje nga institucionet dhe dorëheqje për ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.
Shoqëria civile në Kosovë nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave, me një tjetër protestë të paralajmëruar sot në sheshin qëndror në prishtinë në orën 16:00.
Qëllimi i protestave është kërkimi i drejtësisë për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet për mbrojtjen e grave.
Tetë prej tyre janë vrarë që nga fillimi i vitit në Kosovë nga bashkëshorëtet apo familjarët e tyre.
Përpos shkarkimit të dy ministrave të kurtit, aktivistët kërkojnë edhe ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, që u vra nga ish-kunati i saj.
Mediat vendase kanë publikuar edhe një audio incizim ku dëgjohet se si polici i stacionit në Pejë i kërkon të largohet.
Të mërkurën, para objektit të qeverisë janë ndezur fishekzjarrë ndërsa dyert janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe.
aty u vendosën foto të ministres Gërvalla me sëpatë në dorë. Thirrjet “dorëheqje, dorëheqje” mbizotëruan.
Protestës iu bashkuan familjarë të Arlinda Zekajt, përfshirë një foto me të birin e saj 12 vjeç.
Arlinda Zekaj dhe bashkëshorti i saj ishin në betejë ligjore që nga “ndarja pa letra” në vitin 2025 dhe denoncimi i parë i saj në korrik të 2026 për dhunë në familje.
Pak minuta pasi kthehet në Vitomiricë të Pejës, nga stacioni policor, ajo vritet brenda shtëpisë së përbashkët me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili i shpëtoi policisë për tre ditë.
Ndërkohë këshilli prokurorial i Kosovës ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e prokurorisë themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt.
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka pranuar se në rastin e Arlindës ka patur dështim të drejtësisë, ndërsa Donika Gërvalla poston në faqet e saj sociale marrëveshje për forcimin e ligjit mes Kosovës dhe Belgjikës, pas deklaratës skandaloze për vdekjen e 49 vjeçares.


