Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklarata e Gërvallës zemëron shoqërinë civile/ Vrasja e Arlinda Zekajt, gazetari: Kërkohet dorëheqja e ministres së Drejtësisë

schedule17:17 - 27 Tetor, 2026

schedule 17:17 - 27 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj rasteve të dhunës në familje, pasi viktima kishte denoncuar vazhdimisht dhunën e ushtruar ndaj saj.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Update”, gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, deklaroi se rasti ka nxitur kërkesa për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për shkak të mënyrës se si institucionet e kanë trajtuar çështjen.

Sipas Tahirit, ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria e Pejës kishte ngritur aktakuzë për dhunën sistematike ndaj saj.



Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, rasti përfundoi me vrasjen e saj, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi reagimin institucional dhe mekanizmat e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

“Nëse do të ketë një dorëheqje nuk dihet, por një gjë e tillë kërkohet. Ku një organizatë ka kërkuar dorëheqjen e Donika Gërvallës, pasi Arlinda është lënë nga shteti.

Është marrë vendimi që të arrestohet dhe të shkojë në burg për 30 ditë burri I Arlindës, pasi ekziston dyshimi që ai mund të largohet jashtë vendit. Dhuna ndaj Arlindës ka ndodhur edhe në vitin 2025.

Është ngritur akt-akuza nga Prokuroria e Pejës, pasi ish-bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Arlinda ka denoncuar dhunën në mënyrë të vazhdueshme”, tha gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!