Një pjesë e Italisë është përfshirë nga protestat pasi vendi prezantoi masat e reja anti-Covid.
Harta e qyteteve të përfshira vijon të zgjerohet ndërsa listës pritet t’i shtohen Torino, Terni, Bari dhe Catania. Ndërkohë, ditën e sotme në Romë janë bërë të paktën 4 arrestime.
Fillimisht protestat nisën në Napoli, ku pati përplasje me policinë, të lënduar dhe të arrestuar. Ndërsa, për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor.
Autoritetet e shëndetit konfirmuan se sot në vendin fqinj u regjistruan 17,012 raste me Covid-19 dhe 141 viktima. s.b/abcnews.al/



