Propozimet për Presidentin, “Rithemelimi”: Nga zarfet e grupit të PS te “zarfet” e grupit Alibeaj

schedule09:52 - 9 Maj, 2022

schedule 09:52 - 9 Maj, 2022

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për mënyrën si duhet të zgjidhet pasardhësi i Ilir Metës të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të cilët mbrojnë tezën që duhet të përfshihen në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas Palokës kryetari i Komanduar  i PD Enkelejd Alibeaj bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail.

“Propozimet e Ramës shiten si kritere te “opozitës” ! Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë.  Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf,  Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Ramës do dale nga goja e L.B, E.A… Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.

Lexo edhe: Presidenti i ri, grupi i PD propozon draftin me formulën për zgjedhjen e kreut të shtetit

Në draftin e propozuar nga grupi i PD, parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit, por dhe si duhet vepruar në çdo raund.

/abcnews.al