Pronari i dyqanit u shpëton plumbave/ Autori: Pse më kë përgojuar

schedule08:57 - 7 Gusht, 2018

schedule 08:57 - 7 Gusht, 2018

Pronari i një dyqani u ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës mbrëmë në lagjen “Ismail Qemali” në Vlorë. Sipas policisë fillimisht burri dhe autori, një djalë i ri kanë debatuar mes tyre. I riu i ka thënë pse më ke përgojuar, por megjithë kundërshtimet e 50 vjeçarit ai ka qëlluar tri herë me pistoletë. Në dyqanin e shënjestrës punonte dhe e dashura e autorit, e cila u shoqërua nga policia bashkë me pronarin. /abcnews.al