Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut

schedule13:36 - 20 Prill, 2023

schedule 13:36 - 20 Prill, 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK).

Nagip Krasniqi u arrestua të mërkurën si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!