Prokuroria: “PD dhe KQZ të tregojnë dokumentat”

schedule16:44 - 30 Nëntor, 2017

schedule 16:44 - 30 Nëntor, 2017

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratën me disa kompani amerikane për lobim para fushatës elektorale të këtij viti. Organi i akuzës ka kërkuar nga kjo parti dhe KQZ dokumentacionin për financimin e kësaj kontrate.

Prokuroria e Tiranës, përmes një shkrese drejtuar zyrtarisht Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkon shpjegime lidhur me financimin e një kontrate të nënshkruar nga ky subjekt politik me 3 kompani lobimi në SHBA në pranverë të këtij viti.
Organi i akuzës kërkon dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë KQZ-së si shpenzime të fushatës elektorale.
Pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në SHBA.
Kjo shumë dyshohet t’i jetë paguar në rrugë informale këtyre kompanive lobuese. Ndaj Prokuroria do kryejë hetime edhe sa i takon burimit të këtyre parave. Personi i parë që listohet për t’u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dhene shpjegime.
Rreth një javë më pare, organi i akuzës ne kryeqytet nisi verifikimet për këtë rast, pas investigimit të bërë nga BIRN dhe deklaratave publike në media të disa eksponentëve të maxhorancës, që i kërkonin kreut demokrat të shpjegonte origjinën e këtij financimi./abcnews.al

 

https://youtu.be/ZrjGle59Kbw